Sylvinho: Andorra është ekip i vështirë, do luajmë siç e nisëm ndaj Anglisë NULL NULL 12.11.2025 18:13 12.11.2025 18:13 Kryetrajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka thënë se pret ndeshje të vështirë ndaj Andorrës. Në konferencën e sotme për media, ai tha se megjithatë do të luajnë siç e nisën ndaj Anglisë. “Andorra është një ekip që mbrohet shumë mirë, do jetë ndryshe nga ndeshja në Tiranë. Kundërshtari pëson pak gola, është ekip i vështirë, që luan për çdo top dhe centimetër në fushë. Diferencat në futboll janë zvogëluar. Do luajmë me të njëjtin shpirt gare, siç e kemi nisur ndaj Anglisë. Jemi ekip i ekuilibruar, që e ruajmë qetësinë”, u shpreh trajneri i Shqipërisë. Ndërkaq, kapiteni Berat Gjimshiti tha se në Andorrë kanë shkuar për një qëllim: për të marrë tre pikët. “E kemi parë Andorrën në shtëpi me Anglinë me Serbinë, i ka vënë në vështirësi këto ekipe. E respektojmë kundërshtarin, është ndeshje e rëndësishme. Do japim gjithçka për tre pikët, që të vazhdojë ëndrra për në play-off të Botërorit”, deklaroi ai. Ndeshja Andorrë-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit 2026 luhet të enjten më 13 nëntor nga ora 20:45, ndërkaq më 16 nëntor e pret Anglinë në “Air Albania” me fillim nga ora 18:00. Duelet e zjarrta të Shqipërisë drejt playoffit të Kupës së Botës do të transmetohen ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, Artmotion, si dhe në Klan Kosova. /Klankosova.tv