Sveçla për objektin e bastisur sot: Tejet i dyshimtë, paraqet rrezik për sigurinë e vendit NULL NULL 31.01.2024 19:31 31.01.2024 19:31 Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit që u zhvillua në qendër të Prishtinës, afër stacionit policor. Sveçla tha se ky objekt është tejet i dyshimtë dhe se paraqet rrezik për sigurinë e vendit. “Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je”, tha Sveçla. “Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, shtoi ai. Gjatë ditës së sotme bastisje ishte kryer tek një objekt i cili për disa vite ishte shfrytëzuar nga serbët. Bastisjet në “ambulancën serbe”, prokuroria: Dyshohet se po ofrohen shërbime mjekësore të kundërligjshme