Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Messi u përgjigjet akuzave që Argjentinës “po ia shtrojnë” rrugën për fitore

NULL NULL
16.07.2026 22:21

Leo Messi u është përgjigjur akuzave që gjoja Argjentina po favorizohet në Kupë të Botës.

Ai lavdëroi skuadrën argjentinase duke thënë që po luajnë futboll të bukur, dhe po dominojnë.

“Është çmenduri ajo që kemi arritur. Edhe një finale e Kupës së Botës… Kjo mund t’i mërzisë disa njerëz, mund të thonë çfarë të duan. Ky grup po tregon se askush nuk na jep asgjë falas”, deklaroi Messi.

“Ne garojmë, luftojmë dhe gjithashtu luajmë futboll të bukur. Shikoni si luajtëm sot ndaj Anglisë, duke e dominuar ndeshjen edhe pse ishim në disavantazh… “

“Jam krenar dhe i lumtur që po i bëjmë të lumtur të gjithë argjentinasit.”

lajme të ngjashme