Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suspendohen tre policë në Skenderaj, shkak mosreagimi ndaj sulmit me vezë në drejtim të eskortës së Kurtit?

NULL NULL
10.06.2025 16:51
Foto ilustrim

Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi në Skenderaj, ku kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje dhe eskorta e tij u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.

Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se bëhet fjalë për tre policë, ndaj të cilëve është shqiptuar tashmë masa e suspendimit.

Akoma nuk dihet arsyetimi mbi këtë vendim, por që Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.

Konfirmohet: Eskorta e Albin Kurtit u godit me vezë në Skenderaj

lajme të ngjashme