Supremja i shpall të paligjshme dhe shfuqizon 9 nene të Udhëzimit Administrativ të ministrisë së Pecit NULL NULL 28.07.2025 12:40 28.07.2025 12:40 Gjykata Supreme ka vendosur të shpall të paligjshme dhe të shfuqizojë nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Me aprovimin e kërkesë padisë së “Stonecastle” kundër ministrisë, u mor ky vendim lidhur me nenet e caktuara të udhëzimit të 19 marsit 2025. Gjykata ka konstatuar se në mungesë të ndonjë analize të qartë, të argumentuar dhe të dokumentuar nga ana e ministrisë, që do të justifikonte trajtimin e diferencuar të subvencionimit, përshkallëzimi i tillë rezulton në një trajtim selektiv dhe për pasojë diskriminues ndaj paditësit, në kundërshtim me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit në trajtimin e subjekteve të së njëjtës kategori, raporton Klankosova.tv