Superkoncerti historik NULL NULL 05.05.2016 17:47 05.05.2016 17:47 Bendet dhe këngëtarët legjendarë – Rolling Stones, The Who, Bob Dylan, Paul McCartney, Roger Waters (Pink Floyd) dhe Neil Young – do të performojnë në koncertin treditor “Desert Trip”, prej 7 deri më 9 tetor, në qytetin Indio në Kaliforni, ku mbahet edhe festivali i njohur Coachella. Kjo do të jetë hera e parë që këta muzikantë të famshëm do të jenë në një vend, transmeton Klan Kosova. Stones dhe Dylan do të këndojnë të premten, McCartney dhe Young të shtunën, kurse Waters dhe The Who të dielën. Menaxheri i Neil Young, Eliot Roberts, ka deklaruar për gazetën Los Angeles Times se pjesëmarrjes në këtë koncert këngëtari i gëzohet më shumë se çdo koncerti të tij të deritashëm. “Ndoshta kurrë më nuk do ta kemi rastin ta shohim një listë të këtillë të performuesve”. Ka disa muaj që është spekuluar se disa nga emrat më të njohur të historisë së rock ‘n’ rollit do të mund të bëheshin bashkë. Shitja e biletave fillon me 9 maj dhe ato mund të porositen në http://home.deserttrip.com/. Çmimet nuk janë të shtrenjta për një ngjarje të kësaj rëndësie. Kompleti i biletave për tri ditë kushton 400 dollarë, kurse për një ditë 200 dollarë. Nëse dëshironi të qëndroni ulur, atëherë duhet të paguani prej 700 dollarë deri 1600 dollarë. https://www.youtube.com/watch?v=_wqS_7zDBuA https://www.youtube.com/watch?v=OCX0CTDqfXg