Super derbi sonte në Artmotion, Llapi i Tahir Batatinës përballet me kampionët e Dritës NULL NULL 01.09.2025 09:41 01.09.2025 09:41 Epilogu i xhiros së tretë kampionale në Albi Mall Superligë vendoset sot në Podujevë me ndeshjen e fundit të vlefshme për xhiron e tretë mes Llapit dhe Dritës. Në arenën “Zahir Pajaziti”, të dy ekipet do kërkojnë fitoren e parë sezonale, pas një starti jo dhe aq pozitiv që patën, transmeton Klankosova.tv. Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 16:30 dhe vjen ekskluzivisht në Sport 2 të platformës Artmotion me komentimin e Arbon Flugajt. Në 10 vitet e fundit, Llapi dhe Drita janë takuar 36 herë mes tyre. Drita ka 18 fitore, 6 janë barazimet, teksa 12 herë ka triumfuar Llapi.