Sunak i thotë Omanit se sulmet kundër Houthit janë zgjidhja e fundit NULL NULL 01.02.2024 13:30 01.02.2024 13:30 Foto nga Arkiva: Kryeministri britanik, Rishi Sunak Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe sulltani i Omanit, Haitham bin Tarik al Said diskutuan mbi kërcënimin e Houthve në Detin e Kuq gjatë një telefonate sot, tha një zëdhënës i Nr.10. Të dy liderët folën për sulmet e vazhdueshme dhe ranë dakord se ishte “jetike” për të “zhvlerësuar tensionet në rajon”, shtoi ai, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Kryeministri i theksoi sulltanit se veprimi ushtarak në përgjigje të sulmeve të Houthve ndaj anijeve globale ishte një “zgjidhja e fundit përballë kërcënimeve të patolerueshme”. Hyrja e më shumë ndihmave në Gaza dhe sigurimi i lirimit të të gjithë pengjeve ishin ndër çështjet e diskutuara, shtoi zëdhënësi. Sunak gjithashtu “përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për përparimin drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme me dy shtete”, ku siguria e të dy palëve ishte e garantuar.