Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sunak i shqetësuar pas sulmit në bazën amerikane

NULL NULL
29.01.2024 12:51
Rishi Sunak
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, i ka kërkuar Iranit të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi të shqetësuar dhe do t’i bëjmë thirrje Iranit që të vazhdojë të depërshkallëzojë tensionet në rajon”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne dënojmë absolutisht atë që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit”, shtoi kryeministri.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit, ata që humbën jetën, familjet e tyre dhe ata që u plagosën… Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë për të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon, dhe kjo është ajo për të cilën vazhdojmë të punojmë”, tha ai.

 

lajme të ngjashme