Sulmuesi me thikë plagos tre persona në një metro në Lyon të Francës NULL NULL 26.05.2024 17:54 26.05.2024 17:54 Sulm me thike ne Lyon te Frances Tre persona u plagosën në një sulm me thikë në metro në qytetin francez të Lionit të dielën, thanë autoritetet. Një i dyshuar u arrestua, tha prefektura lokale dhe një nënkryetar bashkie. “Lutjet tona janë me tre personat e plagosur”, tha Mohamed Chihi, një nënkryetar i bashkisë përgjegjës për sigurinë, në platformën e mediave sociale X. Faqja e lajmeve ActuLyon, duke cituar një burim policor, tha se i dyshuari ishte 27-vjeç, i njohur për policinë për krime dhe nuk e kishte bërë vperën për ndonjë pretendim fetar apo politik.