Sulmuesi i West Hamit përfshihet në një aksident të rëndë rrugor NULL NULL 07.12.2024 18:25 07.12.2024 18:25 Sulmuesi i West Hamit, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor. Ishte klubi anglez ai që e konfirmoi lajmin për përfshirjen e lojtarit të tyre në aksident. “Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, West Hami tha se do t’i mbajnë fansat e tyre të informuar për gjendjen shëndetësore të lojtarit në kohën e duhur.