Sulmuesi i armatosur në gjimnazin e Iowas gjendet i vdekur, tetë të lënduar dhe një viktimë NULL NULL 04.01.2024 23:04 04.01.2024 23:04 Policia thotë se gjashtë persona u qëlluan, njëri prej tyre ka vdekur në sulmin e armatosur në shkollën e mesme “Perry” në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pesë nga të qëlluarit ishin studentë dhe një është administrator shkolle. Nxënësi që vdiq ishte në klasën e gjashtë, që është për 11 ose 12-vjeçarë. E gjithë skena e krimit ishte “në gjimnazin Perry” dhe jo në shkollën e mesme që është gjithashtu pjesë e kompleksit. Hetuesit shtojnë se nuk dyshohet për motiv racist dhe se sulmuesi ka vepruar i vetëm. Policia u tha gazetarëve se sulmuesi ishte një nxënës 17-vjeçar në shkollën e mesme, Dylan Butler, dhe është gjetur i vdekur. Ai mbante një armë gjahu me pompë dhe një pistoletë të kalibrit të vogël dhe u gjet me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Një mjet shpërthyes i improvizuar është gjetur gjatë kontrollit në shkollë, tha policia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv./Klankosova.tv