Sulmoi dhe ngacmoi një femër në vitin 2019, arrestohet i dyshuari në Podujevë NULL NULL 26.10.2022 09:13 26.10.2022 09:13 Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 ka sulmuar dhe ngacmuar një femër. Policia në raportin 24 orësh njofton se viktima nga frika në atë kohë, nuk e ka denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “Tik-Tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. Rasti është në proces hetimor.