Sulmoi anëtarët e familjes, arrestohet i dyshuari në Drenas NULL NULL 24.03.2026 08:51 24.03.2026 08:51 Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00. Konflikti raportohet se ka filluar pas një mosmarrëveshje verbale, meqë rast i dyshuari ka sulmuar anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pas pranimit të tretmanit mjekësor.