Sulmohet kontinjeri i Policisë së Kosovës në Jarinjë NULL NULL 17.10.2021 19:28 17.10.2021 19:28 Një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur një kontenjerë i cili shfrytëzohet nga policët dhe doganierët e Kosovës. Kështu tha për Klankosova.tv Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës. Kelani tha se dyshohet se predha ka ardhur nga ana e Serbisë. Ai theksoi se nuk raportohet asnjë i lënduar. “Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS”. “Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës shtoi se qarkullimi në këtë zonë po vazhdon pa problem. “Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem”.