Mosmarrëveshje në trafik përfundon me sulm fizik dhe kërcënim me armë në Suharekë NULL NULL 13.07.2026 08:59 13.07.2026 08:59 Një mosmarrëveshje e ndodhur në trafik në Duhël të Suharekës, ka përfunduar me incident të dhunshëm, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona të tjerë dhe ka ekspozuar armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek, transmeton Klankosova.tv. I dyshuari ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.