Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në Lushnjë: 75-vjeçarja përplaset në autostradë, gjendja e saj kritike

NULL NULL
13.07.2026 09:21
Foto nga Euronews.al

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte autostradën. Si pasojë e përplasjes, Bajame Ramazani, 75 vjeçe, ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet në gjendje kritike, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Mësohet se e moshuara po kalonte autostradën për të shkuar drejt tokave të saj bujqësore, duke kaluar mbi trafikndarëse, rreth 50 metra larg një mbikalimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

lajme të ngjashme