Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Keqekollë, FSK-ja e asgjëson

NULL NULL
13.07.2026 08:46
Foto ilustruese

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën rreth orës 14:36, në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Sipas policisë, pas raportimit të rastit, njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik për qytetarët, transmeton Klankosova.tv.

Më pas, sipas raportit 24-orësh të policisë, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërhyrë duke kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit të pashpërthyer.

lajme të ngjashme