Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmohen policët në Ferizaj e Kaçanik

NULL NULL
27.10.2025 09:38

Janë sulmuar zyrtarët policorë në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe Kaçanik.

Në rastin e Ferizajt janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit i kanë penguar dhe sulmuar policët në kryerje të detyrës.

“Si pasojë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në Kaçanik patrulla policore ka shkuar në një rast aksident trafiku dhe aty kanë hasur dy persona të përfshirë ne aksident, ku njëri prej tyre, duke mos zbatuar urdhrat e policëve, i ka sulmuar ata.

“Zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./Klankosova.tv

lajme të ngjashme