Sulmohen dy persona zyrtarë në Drenas, arrestohet i dyshuari NULL NULL 23.05.2024 09:41 23.05.2024 09:41 Foto ilustruese: Arrestimi Dy persona zyrtarë janë sulmuar në Drenas. Siç bën të ditur policia, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë i dyshuari është arrestuar. “Është raportuar janë sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin një person i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.