Familja vazhdon të kërkojë ndihmë për gjetjen e 78 vjeçarit NULL NULL 13.07.2026 16:01 13.07.2026 16:01 Janë bërë 10 ditë që kur 78 vjeçari Xhafer Raqi, është shpallur i zhdukur nga familja. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Për kërkimin e tij, ishin angazhuar ekipet e Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit, Policisë, Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Operacioni kryesisht ishte zhvilluar rreth Butovcit, ku ishte gjetur një sandale e cila dyshohet se i takonte atij. Por, në mungesë të ndonjë detaji konkret rreth lokacionit se ku mund të jetë ai, kërkimet janë ndërprerë deri në marrjen e një informacioni të ri. Ndërkaq, familjarët lusin për ndihmë të gjithë qytetarët për gjetjen e të moshuarit që vuan nga demenca (harresa). Krejt ata që kanë informacione për 78 vjeçarin le të lajmërohet në këtë numër telefoni: +383 44 737 900 Lidhur me rastin kishte raportuar edhe Klankosova.tv. FSK i bashkohet kërkimeve për 78-vjeçarin e zhdukur që nga java e kaluar Tash e 5 ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit