Sulmi në Ibër-Lepenc, edhe nga dy muaj paraburgim për vëllezërit Viqentijeviq NULL NULL 08.01.2025 15:55 08.01.2025 15:55 Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që t’ua vazhdojë edhe për nga dy muaj paraburgimin, vëllezërve Viqentijeviq. Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, u arrestuan si të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, mbrëmjen e 29 nëntorit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 23.12.2014 për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 27.12.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, deklaroi ajo.