Rusia nis sulme të reja ndaj Ukrainës NULL NULL 07.07.2026 23:24 07.07.2026 23:24 Forcat ruse sonte kanë goditur qytetin ukrainas, Mykolaivin, i cili ndodhet në jug të Ukrainës. Granatimet lanë dy gra të plagosura, dëmtuan ndërtesa banimi dhe ferm pasi ato u përfshinë nga flakët, raporton Sky News. “Ekipet e shpëtimit po vepronin në dy lokacione njëkohësisht”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. “Për shkak të kërcënimit të sulmeve të mëtejshme, operacionet duhej të pezulloheshin”, thuhet në njoftimin e tyre. Në ditët e fundit, Rusia ka synuar Kievin në sulmet e saj, ndërkaq javën e kaluar një sulm mori 30 jetë në kryeqytetin ukrainas brenda një nate.