Samiti i NATO-s në Ankara, publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Erdoganit NULL NULL 07.07.2026 23:15 07.07.2026 23:15 Në Ankara të Turqisë po zhvillohet samiti i NATO-s, ku marrin pjesë liderë shtetesh anëtare të Aleancës. E në ndërkohë është publikuar edhe fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samit. Samiti ka nisur këtë të martë dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke mbledhur liderët e vendeve anëtare të Aleancës për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes. Në pritjen dhe darkën zyrtare mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u mirëprit nga Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan. Ceremonia, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortët e liderëve pjesëmarrës, përbën një nga momentet simbolike dhe tradicionale të samiteve të NATO-s, përpara zhvillimit të sesioneve zyrtare të punimeve.