Sulmi me 10 të vdekur në New Orleans, të dyshuarin thuhet se e vrau policia NULL NULL 01.01.2025 15:42 01.01.2025 15:42 Pamje pas sulmit në New Orleans. Foto: AP I dyshuari që drejtoi një automjet me shpejtësi të lartë në një turmë argëtuese në New Orleans të ShBA-së në ditën e Vitit të Ri, u vra pas një përleshje zjarri me policinë. Kështu raporton Associated Press duke iu referuar deklarimeve të zyrtarëve ligjor, përcjell Klankosova.tv. Aty tutje bëhet e ditur se zyrtarët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht detajet e hetimit dhe folën në kushte anonimiteti. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi vozitësi i një veture goditi me shpejtësi të lartë një turmë njerëzish, dhe më pas shtiu me armë zjarri.