Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi izraelit vret ish-ministrin palestinez

NULL NULL
31.12.2023 14:34
Gaza Izrael
Foto nga arkiva: Sulme izraelite në Gaza.

Një ish-ministër i i çështjeve fetare i Autoritetit Palestinez është vrarë në një sulm izraelit në shtëpinë e tij në Rripin e Gazës, tha agjencia palestineze e lajmeve dhe Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

68-vjeçari Youssef Salama, u vra në një sulm në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës.

I konsideruar i afërt me Fatahun, partinë e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, Salama shërbeu si ministër midis shkurtit 2005 dhe marsit 2006.

Ai gjithashtu shërbeu si predikues në xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm për vrasjen e tij nga ushtria izraelite, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme