Sulmi ajror izraelit pranë pikëkalimit kryesor kufitar Liban-Siri ndalon trafikun në të dy drejtimet NULL NULL 04.10.2024 07:46 04.10.2024 07:46 Tymi mbi Libanin jugor pas sulmeve izraelite, mes armiqësive të vazhdueshme ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite, siç është fotografuar nga Marjayoun, pranë kufirit me Izraelin, 23 shtator 2024. Reuters Një sulm ajror izraelit pranë pikëkalimit kryesor kufitar Liban-Siri ka ndaluar trafikun në të dy drejtimet, ka thënë një zyrtar libanez. Ministri Ali Hamie ka bërë të ditur se sulmi shkatërroi rrugën që çon në vendkalimin Masnaa me Sirinë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, bëhet e ditur se ajo pjesë është përdorur nga dhjetëra mijëra njerëz për të ikur nga bombardimet izraelite ditëve të fundit.