Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç NULL NULL 20.04.2026 22:47 20.04.2026 22:47 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan Pas sulmeve të fundit në disa shkolla të Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka propozuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët e moshs nën 15 vjeç. Ai tha se kjo gjë po diskutohet në Parlamentin e Turqisë dhe sipas tij, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm, raporton Anadoly, transmeton Klankosova.tv. “Unë besoj se amendamenti që kufizon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, i cili aktualisht po diskutohet në Parlamentin tonë, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm”. “Në periudhën e ardhshme, ne do të prezantojmë detyrime për verifikimin e identitetit dhe ndarjen e informacionit në platformat e rrjeteve sociale”, tha ai.