Sulmet kibernetike nga Irani, Rama konfirmon vizitën e presidentit izraelit në Tiranë NULL NULL 24.10.2022 10:42 24.10.2022 10:42 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin izraelit Isaac Herzog. Gjatë bisedës mes dy krerëve, Rama bëri të ditur se presidenti izraelit do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Rama i tha se ka për të parë shumë në Shqipëri. “Jam shumë i lumtur që më në fund do të kemi për vizitë në Shqipëri. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, i tha Rama, presidentit izraelit. Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri shqiptar u takua me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi. Dyshja diskutoi dje rreth forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit. Vizita e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë, shkruan abcnews.al.