Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulm në Kharkiv të Ukrainës, humbin jetën dy persona

NULL NULL
01.05.2024 13:42
kharkiv
Foto nga arkiva. Kharkivi i Ukrainës pas sulmeve ruse.

Një sulm rus ka vrarë të paktën dy persona në Kharkiv të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov bëri të ditur se një burrë dhe një grua u vranë në makinën e tyre, derisa po udhëtonin në fshatin Zolochiv, tha Oleh Syniehubov, guvernatori rajonal.

Ai tha gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe një burrë 77-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Syniehubov tutje ka bërë të ditur se nga ky sulm janë dëmtuar gjithsej dhjetë shtëpi.

 

lajme të ngjashme