Sulm me dron rus në Odesa të Ukrainës, një i vrarë dhe tre të plagosur NULL NULL 24.02.2024 10:06 24.02.2024 10:06 Foto nga arkiva. Sulmet ruse Një sulm tjetër me dron rus ka vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës. Sulmi sipas tyre ka shkaktuar një zjarr në një ndërtesë banimi në Odesa, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, tha se një grua 72-vjeçare pësoi djegie të rënda dhe fraktura të gjymtyrëve pasi mbeti nën rrënoja për gati dy orë, ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë janë nëna me vajzën e saj. Nëna mbi 60-vjeçre ka pësuar djegie të rënda mbi 70 për qind të trupit, ndërsa djegie të rënda së bashku me fraktura të shumta ka pësuar edhe vajza e saj rreth të tridhjetave.