Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sullivan do të takohet sërish me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit

NULL NULL
26.03.2024 20:41
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, merr pjesë në një konferencë shtypi në Kiev, më 20 mars. Maxym Marusenko/NurPhoto/Getty Images
Arkiv: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, merr pjesë në një konferencë shtypi në Kiev, më 20 mars. Maxym Marusenko/NurPhoto/Getty Images

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan do të takohet sërish me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për herë të dytë.

Kështu tha Shtëpia e Bardhë të martën, ndërsa administrata Biden vazhdon t’i kërkojë Izraelit të bëjë më shumë për të frenuar fluksin e viktimave civile në Gaza.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit, i cili ka thënë se dëshiron të përsërisë 7 tetorin përsëri dhe përsëri derisa Izraeli të asgjësohet, sepse ne nuk mund të presim që Izraeli të pranojë një situatë në të cilën qytetarët e tyre vazhdojnë të jetojnë nën kërcënim aktiv”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine, Jean-Pierre.

“Në të njëjtën kohë…është kritike që Izraeli të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar viktimat civile dhe për të kryer operacione sa më strategjike dhe saktë të jetë e mundur dhe për të synuar operacione për të mbrojtur civilët, përfshirë në Rafah”, vazhdoi ajo.

Zëdhënësja tha se takimi i të martës midis dy zyrtarëve është një zgjatje “sepse ata besonin se ishte e rëndësishme të vazhdonte bisedën”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme