Mbi 1 mijë gjoba dhe 63 aksidente në rajon të Ferizajt vetëm për një javë NULL NULL 27.07.2026 12:40 27.07.2026 12:40 Foto Ilustrim Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur bilancin e aktiviteteve të ndërmarra për sigurinë në komunikacion gjatë javës së kaluar. Sipas njoftimit të Policisë, nga data 20 deri më 26 korrik 2026 janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 699 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rregullave të trafikut, transmeton Klankosova.tv. Gjatë kësaj periudhe, policia ka pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion. Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave: 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona; 38 aksidente me dëme materiale. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve, duke u bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitjes.