Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suksesi i kosovares: Edona Thaçi, komentatorja e parë në NBA për gra (VIDEO)

NULL NULL
28.01.2026 23:17

Nga sporti i basketbollit, ku nisi hapat e parë, Edona Thaçi nuk u nda as pas pensionimit. Punën e madhe në këtë sport e vazhdoi më pas si analiste, reportere sportive dhe komentatore në mediat amerikane.

Së fundmi, Edona Thaçi është bërë pjesë e USA Network për mbulimin e WNBA-së, duke shënuar një hap të madh në karrierën e saj në Amerikë.

Për Edonën, momenti kur mori lajmin se do të ishte komentatore në nivelin më të lartë të basketbollit të femrave kishte një domethënie të veçantë.

“Shumë e lumtur kur më ka ardhur momenti të jem si komentuese e WNBA-së. Qysh ka ardhur ky moment, kam pasur shumë sfida dhe nuk jam dorëzuar asnjëherë”, tha Thaçi për Klan Kosova.

Ajo tha se kjo është një ndjenjë shumë e mirë, “është si arritje edhe për shqiptarët”.

“Nuk po shikoj vetëm për vete, por edhe t’ua hap derën vajzave që ëndërrojnë të bëhen komentatore”, deklaroi ajo

Edona Thaçi, në një intervistë për Klan Kosova, u shpreh krenare që është shqiptarja e parë që arrin këtë nivel.

“Është një ndjenjë shumë e mirë, është si arritje edhe për shqiptarët. Nuk po shikoj vetëm për vete, por edhe t’ua hap derën vajzave që ëndërrojnë të bëhen komentatore”.

Ajo, mes tjerash, tregoi edhe emocionet që përjeton kur është duke u bërë gati për një ndeshje.

“Kur jam duke u bërë gati, kam shumë emocione. Si lojtare je pak nervoze, duhet me ditë me folë, sistemin që luan ky ekip”, u shpreh Thaçi.

Po ashtu, përmendi edhe përvojën që i ka shërbyer nga koha kur ishte lojtare e Kosovës.

“Kur kam luajtur basketboll për Kosovën, ka qenë një nder. Vajzat më kanë pritur mirë, ajo eksperiencë më ka prekur në zemër, e kam dashur Kosovën qysh më kanë pritur”, deklaroi ajo.

Ndryshe, Edona Thaçi, ish-basketbolliste e Kosovës, ka bërë bujë në mediat amerikane në rolin e komentatores dhe analistes. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme