Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sukseset dhe sfidat e Besianës në Arsimin e Komunës së Prishtinës (VIDEO)

NULL NULL
16.01.2023 17:40

E ftuar e programit të mëngjesit ishte Besiana Masmurati, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, me të cilën biseduam më shumë rreth sfidave dhe sukseseve të saj përgjatë vitit 2022.

Ajo si dhe departamenti që udhëheqë janë shpallur si drejtoria më e mirë për vitin që lamë pas.

“Ka qenë një vit me shumë sfida por dhe me shumë potencial, puna jonë përfshin marrëdhëniet me shkolla, çerdhe dhe fëmijë, kështu qe nuk ka motivim më të madh për ne se ata.”, tha Masmurati.

Por, viti 2022 nuk duket se ka qenë fundi për premtimet e drejtoreshës.

“Si një administratë relativisht e re kemi ardhur me një vullnet të madh për të punuar, por fokusi jonë sërish kanë qenë fëmijët, planet për infrastrukturë, ndërtimi i një plani sigurie në shkolla, lokacione për ndërtim të çerdheve të reja dhe renovime të këtyre institucioneve”, theksoi Masmurati.

Për më shumë, ndiqeni videon poshtë:

 

 

lajme të ngjashme