Suharekë: Sulmoi me thikë dy persona, arrestohet i dyshuari NULL NULL 04.11.2025 09:05 04.11.2025 09:05 Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy burra në Suharekë. Sipas raportit 24-orësh, viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv. “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.