Suhareka feston ditëlindjen e Kobës (VIDEO) NULL NULL 13.05.2020 11:50 13.05.2020 11:50 Personaliteti i dashur nga banorët e Suharekës, Koba, i cili është me sindromën Down, sot mbushi 40 vjet. Tifo klubi “Xhebrailat” kanë qenë iniciatorë që kjo ditëlindje t’i festohet ndryshe. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për Klan Kosova deklaroi se plani ishte që të bëhej një festë e madhe me koncert, por për shkak të pandemisë kanë vendosur që t’i respektojnë udhëzimet dhe kufizimet e IKSHPK-se dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq, Koba u shpreh shumë i lumtur në momentin kur miqtë e surprizuan dhe ia sollën tortën dhe i kënduan këngën e ditëlindjes. Me emocione të njëjta u pa edhe vëllai i tij, i cili tha se i pëlqeu surpriza dhe se është mirënjohës që Koba gëzon respekt kaq të madh aty. Suhareka feston ditëlindjen e Kobës – 13.05.2020 – Klan Kosova Suhareka feston ditëlindjen e Kobës – 13.05.2020 – Klan Kosova Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 13 mai 2020