Subvencionimi i energjisë, Lushtaku: Ka keqpërdorime, ftoj prokurorinë për hetime (VIDEO) NULL NULL 19.11.2022 14:50 19.11.2022 14:50 Ditë më parë është hapur afat i dytë për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente të energjisë. Është deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili ka vënë dyshime në realizueshmërinë e këtij procesi. “Ka keqmenaxhim dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare në pjesën e subvencioneve. Dyshoj që ka keqpërdorim. Është e pamundur që të ketë implementim kaq të shpejtë në kohë kaq të shkurtër”, është shprehur Lushtaku në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM. “Ftoj prokurorinë për mbikëqyrje sepse ka keqpërdorim. Nuk është vendosur asnjë kriter që ato t’i marrin njerëzit që e meritojnë”.