Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stuhi e fuqishme godet Kosovën për të dytën ditë radhazi, pamje dramatike

NULL NULL
21.07.2026 17:26

Stuhi e fortë ka goditur për të dytën ditë radhazi Kosovën.

Dukagjini duket të jetë ndër rajonet më të prekura deri më tani, me Istogun, Pejën, Klinën, Suharekën, por edhe Prishtinën, Graçanicën e Zveçanin që kanë raportuar dëme të konsiderueshme.

Qytetarë nga këto zona kanë dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, dhe njëkohësisht kanë treguar për gjendjen e rëndë që tashmë po mbretëron si pasojë e të reshurave të dendura.

Istogu ishte komuna më e goditur, ku shumë fermerëve iu dëmtuan rëndë plantacionet me të mbjella nga breshri, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë në Pejë dhe Klinë, rrugët, oborret e shtëpive si dhe disa objekte pësuan dëme materiale nga breshri shkatërrues.

Po ashtu, është raportuar se fshatra të shumtë të komunave të Istogut, Klinës e Zveçanit kanë mbetur pa energji elektrike.

Breshëri shkatërrues dëmton grilat në një shtëpi në Raushiq të Pejës

E në Suharekë, si pasojë e erërave të forta she shiut të fuqishëm, pos vështirësive në qarkullim, u rrëzuan edhe lisa, ndërsa u raportua edhe dëme tjera materiale nëpër objekte të ndryshme.

Furtunë në Suharekë: Erërat e forta rrëzojnë lisin

Ndërkaq, si pasojë e situatës së krijuar, KEDS-i ka njoftuar se ekipet e tyre gjenden në terren për të monitoruar situatën me energji elektrike, pasi erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike.

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

Për stuhinë e sotme kishte paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

lajme të ngjashme