Studiuesit: Çiftet tashmë po lidhen nga interneti NULL NULL 31.03.2016 23:05 31.03.2016 23:05 Sipas një hulumtimi të publikuar në SHBA, del të jetë se amerikanët gjithnjë e më shumë po gjejnë dashuritë e tyre përmes virtualitetit. Prandaj krahasimet qëndrojnë se në 2016 kryesisht të rinjtë amerikanë po kërkojnë dashurinë përmes internetit duke përdorur kështu edhe shërbimet e ndryshme në rrjetet sociale, në pothuajse 2500 të rinjë mendohet që 15% e tyre përdorin rrjetet sociale për të krijuar një lidhje shifër kjo më e lartë se sa në vitet e kaluara. Një shifër prej 26% të amerikanëve nga mosha 18 e deri në 25 vjeç bëhet e ditur që përdorin aplikacione online, shifër kjo alarmuese nëse mendohet për efektin që teknolgjia mund të shkaktojë në jetën e një njeriu, përcjellë Klan Kosova. Ndërkaq ka edhe prej atyre nga ky hulumtim që thonë se dicka e tillë patjetër që është frikshme sepse interneti nuk të jep mundësinë aq të madhe për ta njohur një njeri aq sa ti ke nevojë. Prandaj ekspertët rekomandojnë që qysh në takimin e parë nëse caktohet përmes rrjeteve online, duhet pasur kujdes dhe duhet të i vëni kusht vetes tuaj që duhet të lajmrosh dikë se ku do të dalësh me personin e caktuar dhe gjithnjë zgjedh vendet publike përgjatë kohës që dëshironi të ndani me të, përcjellë Klan Kosova.