Studimi zbulon se marrja e vitaminës C dhe E si tableta ndikon në përhapjen e kancerit të mushkërive NULL NULL 01.09.2023 22:36 01.09.2023 22:36 vitamina Një studim i fundit ka zbuluar se vitaminat C dhe E ndikojnë në përhapjen e kancerit të mushkërive. Shkencëtarët suedezë, theksuan se njerëzit me çdo formë kanceri, duhet të shmangin ndryshimin e dietës së tyre. Sipas tyre, marrja e suplementeve në krye të një diete të shëndetshme të pasur me vitaminë C dhe E, mund të inkurajojë përhapjen e sëmundjes, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Vitamina C gjendet kryesisht në fruta dhe perime si limonët, specat, luleshtrydhet, rrushi, brokoli dhe patatet. Kjo vitamin punon duke mbrojtur qelizat, duke mbajtur lëkurën, enët e gjakut, kockat dhe kërcin e shëndetshëm dhe nxit shërimin e plagëve. Pra, sipas studimit, vitaminat duhet të merret me anë të ushqimit dhe jo të suplementeve.