Studimi: Varësia ndaj internetit, efekte të ngjashme me drogën NULL NULL 01.06.2017 11:00 01.06.2017 11:00 Varësia ndaj internetit rrit normën e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Kështu thotë një studim i ri, derisa thekson se shkencëtarët monitoruan 144 të rritur gjatë dhe pas një sesioni të shkurtër online, duke kontrolluar nivelin e zemrës dhe ankthit, njofton Klan Kosova. Ndër ata që pranuan të përdorin shumë telefonat dhe laptopët e tyre, pati një rritje të theksuar të ankthit dhe presionit të gjakut pas përfundimit të seancës së tyre. Në fakt, reagimet e tyre trupore ishin pothuajse identike me ato që shiheshin tek të varurit kur nuk mund të merrnin alkool, kanabis apo heroinë, njofton Klan Kosova. Studimi u bë në Universitetin Swansea dhe efektet trupore të të eksperimentuarve ishin pothuajse të njëjta me ato që shihnin personat e varur nga droga kur nuk mund të merrnin “goditje”. Ata që pranuan se kalonin 6 orë në ditë online, kishin goditje të rënda.