Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studimi: Të qenit kureshtar ju bën më kreativ

NULL NULL
24.11.2016 15:37

Tashmë nuk duhet të shqetësoheni nëse jeni një person kureshtar pasi një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit kureshtarë kanë mendje krijuese, transmeton Klan Kosova.

Një hulumtim nga “Oregon State University” ka sugjeruar se njerëzit të cilët kanë tipare të forta të kureshtjes kanë gjasa që të kenë zgjidhje më kreative për problemet.

Hulumtimet e kaluara kanë treguar se kureshtja është një parashikues i fuqishëm i aftësisë së një personi për të zgjidhur problemet  në vendin e punës.

Por pyetjet mbeten rreth asaj se si, pse dhe kur kurioziteti ndikon në procesin krijues, kanë thënë ekspertët.

Kurioziteti diversiv është një tipar i përshtatshëm në fazën e hershme së zgjidhjes së problemeve për shkak se ajo çon në mbledhjen e një sasie të madhe të informacionit përkatës për problemin.

Ky informacion mund të përdoret për të gjeneruar dhe vlerësuar ide të reja në fazat e mëvonshme  kreative të zgjidhjes së problemeve.

lajme të ngjashme