Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studimet thonë se nuk duhet të hyni brenda me këpucë që përdoren jashtë

NULL NULL
12.02.2020 20:30

India, Japonia, Kanada dhe Irlanda janë disa nga vendet e botës ku nuk lejohet që të hyhet brenda me këpucë, transmeton Klan Kosova.

Mikrobiologu Charles Gerba, bashkë me ekipin e tij, analizoi një grup të këpucëve, ku doli se 421 mijë lloje të baktereve, janë mbetur në thembra të njerëzve. Ata gjithashtu zbuluan se gati 3 mijë lloje të baktereve gjendeshin brenda çdo këpucë.

Pjesa më shokuese është se 96 përqind e atyre baktereve ishin me materie fekale. Ato sipas studimit ishin më të infektuara se sa një ulëse e tualetit.

Pothuajse 3 nga 10 këpucët kishin brenda bakterin Esheria Koli, e cila zakonisht bartet në zorrët e juaja, zakonisht është e padëmshme, por në disa raste shkakton dëme të mëdha.  Gjithashtu, edhe në këpucët tjera kishte mikroorganizma të cilat shkaktojnë infeksione në traktin urinar dhe në mushkëri.

Banjat publike mund të jenë një nga burimet kryesore të kontaminimit ku miliona baktere riprodhohen. Ju me këpucët të cilat jeni në banjo publike do të hyni edhe në shtëpinë tuaj, ku më pas me këtë do të bartni me vete bakteret të cilat shkaktojnë diarre dhe inflamacion të zorrëve, të cilat janë shumë të dëmshme për fëmijët.

Pos mikroorganizmave, shqetësuese janë edhe kimikatet të cilat mbesin në këpucët tuaja. Studiuesit nga Universiteti Baylor në Teksas të SHBA-s, zbuluan se keni rrezik të prekni më shumë nga kanceri nëse hyni brenda në shtëpinë tuaj nga rruga ku ka kimikate të ndryshme si cigare, rrjedhje të makinave e shumë e shumë lëndë të tjera.

Pra, nëse nuk i hiqni këpucët para se të hyni në shtëpinë tuaj, atëherë brenda do t’i  ftoni  nga 90 përqind deri në 99% të këtyre gjallesave të cilat janë të rrezikshme për shëndetin tuaj, shkruan Bright Side.

lajme të ngjashme