Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studim: Tableta ditore për sklerozën e shumëfishtë

NULL NULL
23.03.2018 12:30

Pacientët me sklerozë të shumëfishtë të avancuar besohet se do të përfitojnë nga tretmanet e para që kanë dëshmuar se mund të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes.

Një studim madhor ka treguar se tabletat ditore siponimod ngadalësojnë avancimin e simptomave të sklerozës së shumëfishtë sekondare.

Përderisa ekzistojnë mjaft tretmane për fazat e para të kësaj sëmundje, kur arrijnë fazat e mëvonshme, zakonisht pas 15-20 vjetësh, nuk ka asgjë që mjekët mund te bëjnë për pacientët.

Ekspertët nga NHS dhe Universiteti “Queen Mary” në Londër, kanë treguar se pas administrimit të kësaj tablete progresi i sëmundjes në fazat e avancuara është ndaluar për 21%.

Tek një numër i pacientëve madje disa nga simptomat janë larguar – aftësia për të ecur në distancë të gjata dhe rimbushja me energji.

Megjithatë studiuesit kanë paralajmëruar që kjo nuk është kurë për sklerozën e shumëfishtë, mirëpo ngadalësimi i progresit të saj mund të ndihmojë pacientët që të jenë aktivë dhe të punojnë për disa vjet.

lajme të ngjashme