Studim: Hipertensioni mund të rrisë rrezikun që një i rritur të zhvillojë epilepsi NULL NULL 19.11.2021 10:32 19.11.2021 10:32 Hipertensioni mund të dyfishojë rrezikun që një i rrituri të zhvillojë epilepsi, sipas një studimi të ri. Në studimin e 2,986 të rriturve amerikanë me një moshë mesatare 58 vjeç, u identifikuan 55 raste të reja të epilepsisë gjatë një ndjekjeje mesatare prej 19 vjetësh, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv. Hipertensioni, i përcaktuar si prania e presionit të lartë të gjakut ose përdorimi i medikamenteve antihipertensive, ishte i lidhur me rrezik gati dyfish më të lartë për epilepsi. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve me presion normal të gjakut në medikamente antihipertensive, hipertensioni u lidh me një rrezik 2.44 herë më të lartë të epilepsisë. “Studimi ynë tregon se hipertensioni, një faktor rreziku i zakonshëm, i modifikueshëm, i enëve të gjakut, është një parashikues i pavarur i epilepsisë në moshat e vjetra,” tha bashkëautorja Maria Stefanidou e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Bostonit. Gjetjet u botuan në revistën Epilepsia. “Edhe pse studimet epidemiologjike mund të tregojnë vetëm lidhjen dhe jo shkakun, ky vëzhgim mund të ndihmojë në identifikimin e nëngrupeve të pacientëve të cilët do të përfitojnë nga menaxhimi i synuar, agresiv i hipertensionit dhe të inkurajojë kryerjen e studimeve klinike të dedikuara që do të fokusohen në ndërhyrjet e hershme për të reduktuar barrën e epilepsisë në moshë më të madhe”, shtoi Mara.