Studentët kinezë rikrijojnë skenën hapëse të “La La Land” (VIDEO) NULL NULL 18.10.2017 19:23 18.10.2017 19:23 Studentët e një shkolle të mesme kineze e kanë rikrijuar në mënyrë të përsosur një nga momentet më ikonike nga filmi “La La Land”. Studentët në Shkollën e Gjuhëve të Huaja Xiamen në Fuijan të Kinës, incizuan versionin e tyre të “Another Day Of Sun”, nga sekuenca hapëse e mjuzikllit. Ata e bënë këtë në ambientet e tyre shkollore, të kompletuar me rutinat e vallëzimit dhe përshtatjet tekstuale në mënyrë që t’i shkojnë për vije setit të ri.