Stone mbron Putinin NULL NULL 13.06.2017 19:05 13.06.2017 19:05 Oliver Stone ka mbrojtur qasjen e tij të butë kur e kishte intervistuar presidentin rus, Vladimir Putin. Ai si mysafir i Stephen Colbert në The Late Show këtë të hënë, foli për dokumentarin e tij katër-pjesësh “Intervistat e Putinit”, që debutoi më 12 qershor. “Mendoj që duhet ta shohësh filmin vetë”, i tha Stone Colbert-it. “Ai është kryetar shteti, ka interesat e vet për Rusinë, e respektoj për këtë dhe e kuptoj pse ai po e bën këtë. Ai është një nacionalist i fortë”. “Kurrë nuk e kam dëgjuar të flasë keq për SHBA-të. E kam dëgjuar duke tentuar që ta arrijë një lidhje”, shtoi ai.