Stoltenberg: NATO ofron ndihmë të mëtejshme për aleatët në krizën e emigrantëve në Bjellorusi NULL NULL 19.11.2021 13:28 19.11.2021 13:28 NATO është e gatshme të mbështesë më tej aleatët e prekur nga kriza e emigrantëve në Bjellorusi. Kështu tha të premten sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e quajtur thellësisht shqetësuese situatën në kufirin me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. “Ne mbetemi vigjilentë dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar më tej aleatët tanë”, u tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një vizite në Berlin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër) Përdorimi i regjimit të Lukashenko të njerëzve të cenueshëm si një mjet për të ushtruar presion mbi vendet e tjera është cinik dhe çnjerëzor. NATO qëndron në solidaritet të plotë me të gjithë aleatët e prekur.”