Stimulohen shkollat profesionale (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 17.10.2022 21:08 nga Qendresa Bellagoshi 17.10.2022 21:08 22 koordinatorë për cilësi, 12 drejtorë të shkollave profesionale dhe 16 trajnerë të trajnerëve janë certifikuar të hënën, pas përfundimit të trajnimit për ngritje të cilësisë në këto institucione arsimore. Në këtë event, Ambasadori i Austrisë në Kosovë tha se kjo ndihmë do të kontribuojë që nxënësit të jenë të gatshëm për tregun e punës dhe të ketë aftësi për profesionet përkatëse, e që të ardhmen ta gjejnë brenda vendit. Ngritja e cilësisë në shkollat profesionale, u konsiderua se do ndihmojë edhe bizneset në vend që të gjejnë punëtorë të profileve të ndryshme.